Ambasada e Shteteve të Bashkuara dhe (DEA) përgëzojnë Policinë Shqiptare të Shtetit për kapjen e 614 kilogramë kokainë kolumbiane në Durrës.
“Kjo është sasia më e madhe e kokainës apo heroines që është kapur prej vitesh. Është një tregues pozitiv i vigjilencës së policisë, por edhe një shenjë shqetësuese se trafikimi i kokainës dhe drogave të tjera ështe në rritje”, thotë në një deklaratë për mediat ambasada e SHBA.
Shtetet e Bashkuara deklaron Ambasada do të vazhdojnë të ndihmojnë dhe mbështesin përpjekjet në zbatimin e ligjit për të parandaluar trafikimin e drogave në Shqipëri dhe për të arrestuar personat përgjegjës.
Më herët përgëzime për Doganat dhe Policinë e Shtetit bëri edhe Delegacioni i Bashkimit Europian në vendin tonë. BE e cilëson këtë aksion si një tjetër hap në luftën kundër krimit të organizuar.
“Kriminelët nuk mund të dalin fitimtare mbi ligjin”, shkruan në Twitter delegacioni i BE-së.
Ndërkohë që apelon:
“Shteti duhet të jetë vigjilent dhe i fortë kundër grupeve të krimit të organizuar që përpiqen të rrisin trafikun e drogës.”/abcnews.al