“Kohën me të, e shpenzoj me kënaqësi”, Koka në ABC: Çfarë bisedova me Nanon para 2 muajsh

schedule19:49 - 6 Janar, 2021

schedule 19:49 - 6 Janar, 2021

Deputeti Lefter Koka është shprehur në një bisede më Jonida Shehun në “Radari Informativ” në ABC se para dy muajsh është takuar me ish-kryeministrin Fatos Nano.

Koka tha se Nanon e takon me nostalgji dhe kohën që kalon me të e shpenzon me kënaqësi. Megjithatë, ai shtoi se në këtë takim nuk pati asgjë të veçantë.

“Ishte thjesht një takim…e takoj me nostalgji Nanon, është një kohë që e shpenzoj me kënaqësi. Nuk pati asgjë të veçantë. “

Lexo edhe: Kërkon mandatin e tretë për PS-në, Lefter Koka takon Fatos Nanon: E majta sot, falë tij

Po ashtu, deputeti tregoi se u bisedua edhe për politikën mes tyre, ndërsa shtoi se janë të shumtë politikanët që ende komunikojnë me Nanon.

“Ai gëzon këto vlera politike edhe tek qytetarët..”

Ndërsa, i pyetur nëse Nano mban kontakt edhe me kryeministrin Rama, Koka tha se ata kanë një konsideratë reciproke me njëri-tjetrin.

Por, a po e mendon Nano që t’i rikthehet politikës?

Lefter Koka: “Do ta dëshiroja, por nuk e kemi diskutuar a do kthehet në politikë.  Nuk e pyeta..” s.b/abcnews.al/