Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas incidenteve të ndodhura jashtë Kuvendit, duke dënuar dhunën verbale dhe fizike të shfaqur gjatë protestës.
Përmes një reagimi publik, Koçiu e cilësoi të papranueshme çdo formë dhune, duke theksuar se sjellje të tilla janë jashtë çdo kornize demokratike dhe nuk i bëjnë nder as protestës, as atyre që pretendojnë të përfaqësojnë qytetarët.
“Skenarët për destabilizim dhe kaos, të orkestruar nga një grup i vogël njerëzish që i vendosin agjendat e tyre politike mbi interesin e vendit, nuk mund dhe nuk do ta marrin kurrë peng jetën publike dhe politike të Shqipërisë”, shprehet ministrja.
Gjithashtu, zëvendëskryeministrja Koçiu shton se përpjekje të tilla janë të destinuara të dështojnë, ashtu siç kanë dështuar edhe në të kaluarën, ndërsa thekson se qytetarët shqiptarë zgjedhin rrugën e zhvillimit dhe integrimit në Bashkimi Europian.



