Klubet e futbollit më me vlerë, Forbes: Barcelona në majë, Bayern në podium

schedule18:59 - 12 Prill, 2021

schedule 18:59 - 12 Prill, 2021

Barcelona kryeson listën e “Forbes” të 20 klubeve më të vlefshme të futbollit në botë, duke parakaluar rivalët e përjetshëm të Real Madrid.

Katalanasit janë vlerësuar 4.76 miliardë dollarë ,teksa kanë zbritur nga froni Real Madridin të cilët vlejnë vetëm 100 mijë dollar më pak.

Në vend të tretë ngjitet Bayern Munich me një vlerë prej 4.2 miliardë dollarë.  Gjermanët kanë spostuar nga podiumi Manchester United, ndërsa “Top5” vendet e para i mbyll Liverpool me 4,1 miliardë.

 

Në dhjetë ekipet më të vlefshme  nuk bën pjesë asnjë skuadër italiane, me Juventusin që renditet në vendin e 11-të, me 1,9 miliardë , kurse Interi në vendin e 14-t me 743 milionë dollarë.

Milani renditet në vendin e 16-të me 559 milionë euro. Sakaq, klasifikimin për 20 ekipet më të vlefshme të futbollit në botë e përmbyll Ajax me 413 milionë. /abcnews.al