KLSH: 616 milion euro dëm ekonomik në vitin 2021

schedule16:37 - 17 Prill, 2022

schedule 16:37 - 17 Prill, 2022

Nga Erblina Mile

616 milionë euro është dëmi i konstatuar në buxhetin  e vitit 2021 në raportin vjetor nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Bëhen publike shifra rekord të dëmeve financiare të shkaktuara nga administrata shtetërore.

Nga auditimet ka rezultuar se pjesa më e madhe  e kësaj shume i takon efekteve negative të krijuara nga  të ardhurat e  munguara në Buxhetin e Shtetit, që janë 55.4 miliardë lekë ose 458 milion euro. Ndërsa pjesa tjetër prej  19.1 miliardë lekësh ose 158 mln euro vlerësohet si dëm ekonomik.

Sipas Kontrollit të lartë të shtetit për çdo 1 (një) lek të shpenzuar nga buxhetit i shtetit për periudhën janar – dhjetor 2021, janë zbuluar nga auditimet e kryera 56 lekë dëme.

Ndikimin kryeson në dëmin ekonomik e  ka dhënë fusha e investimeve ku për shkak të abuzimeve të ardhurat e munguara në buxhetin e shtetit vlerësohen nga KLSH në një total prej 25.2 miliardë lekësh. Po ashtu  efekte negative financiare janë konstatuar edhe fushën e shpenzimeve për pagat e administratës ,në dogana ,tatime si dhe në keqadministrimin e pronës shtetërore.

KLSH ka konstatuar  shkelje edhe në fushën e prokurimeve ku konstatohet paligjshmëri në përdorimin e fondeve publike, me shpalljen fitues të operatorëve ekonomik në mungesë të plotësimit të kritereve dhe specifikimeve te vendosura në dokumentet e tenderi.

Për këto shkelje Kontrolli i  Lartë i Shtetit  ka kallëzuar penalisht 62 zyrtarë janë për shkelje e abuzime me detyrën, 6 prej të cilëve janë dërguar për hetim në Strukturën e Posaçme Antikorrupsion.

Gjatë vitit 2021, auditimet kanë përfshirë aktivitetin në 205 subjekte. Ato kanë përfshirë institucione të qeverisjes qendrore, ministri dhe agjenci përfshirë drejtori qendrore dhe rajonale në varësi të tyre , njësi të vetëqeverisjes vendore, qarqe dhe bashki. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!