KLP: Shkarkimi Arta Markut në dorë të Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë

schedule12:13 - 25 February, 2019

schedule12:13 - 25 February, 2019

Këshilli i Lartë i Prokurorisë pasi shpalli moskompetencë ndaj kërkesës së PD-LSI, për shkarkimin e Kryeprokurores, Arta Marku, saktësoi se procedimi ndaj saj mund të bëhet vetëm nga Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë, strukturë kjo ende e pangritur në kuadër të reformës në drejtësi.

Në mbledhjen e fundit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë në datë 22 Shkurt u deklarua se vendimi për shkarkimin e kryeprokurores së përgjithshme të përkohshme nuk është në kompetencat e tij.

Kërkesa e PD-LSI për shkarkimin e kryeprokurores Arta Marku arsyetohet nga ana e përfaqësuesve opozitarë me argumentin se kryeprokurorja përcolli kandidaturën e Bujar Sheshit si kandidaturë që plotëson kriteret për të qenë pjesë e KLP, pa pritur përgjigjen e verifikimit mbi integritetin e figurës së tij. /abcnews.al