Ditën e premte nis operacioni në bregdetin shqiptar për ndotësit e deteve dhe lumenjve nga mos trajtimi i ujërave të zeza. Ministri Blendi Klosi tha se toleranca do të jetë zero dhe aksioni do të vazhdojë për gjatë gjithë sezonit turistik.
Dy ministrat Blendi Klosi dhe Damian Gjiknuri kanë paralajmëruar se Ditën e premte skadon afati për të gjithë bizneset lokale, restorante dhe hotele, të cilët ndosin detet dhe lumenjtë nga mos trajtimi i ujërave të zeza.
“Ne bëjmë një thirrje të fundit para datës 1 qershor që të gjithë ata që trajtojnë ujërat pa standartet cilësore dhe të përcaktuara nëpërmjet lejeve mjedisore që të vendosin depuratorët, të vendosin standarte dhe së bashku me përfaqësuesit e ministrisë së infrastrukturës, nëpërmjet ujësjellës-kanalizimeve do të zgjidhin problematikat e fundit para sezonit turistik për trajtimin e plotë të ujërave”.
Ministri i infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri pranon se në mjaft plazhe nga Veriu deri në jug janë kryer investime ne imjante të përpunimit të mbetjeve, çka ka përmirësuar ndjeshëm situatën, por nga ana tjetër ai prezanton edhe opsionet alternative.
Aksioni do të vazhdojë përgjatë gjithë sezonit turistik. /abcnews.al