“Kjo është çmenduri”, Shqiprim Arifi: Kurti po dëmton qytetarët dhe shtetësinë e Kosovës

schedule16:27 - 2 Qershor, 2023

schedule 16:27 - 2 Qershor, 2023

PRESHEVË- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, kritikoi veprimet e kryeministrit Kurtit në veriun e Kosovës.

Në një lidhje live me “Ballkan Update” në ABC News, Arifi tha se është e papranueshme të shikosh që Kurti për herë të dytë po tenton të acarojë marrëdhëniet e vendit me aleatin strategjik, siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai shpreson që Kosova të mos e pësojë nga ndonjë sanksion i mundshëm, që mund të vijë si ndëshkim nga partnerët perëndimorë.

“Ne gjendemi në një krizë të Republikës së Kosovës, e cila lidhet me interesat e partnerëve tonë. Ju e dini që kjo është dhe po bëhet për herë të dytë, nuk mundet që Albin Kurti të acarojë marrëdhëniet e SHBA dhe BE. Kësaj here është gabim dhe këtë gabim shpresoj që seriozisht të mos e paguajë qytetari i Kosovës dhe të mos ndëshkohemi ne nga faktori ndërkombëtar. Ky gabim po dëmton shtetësinë dhe qytetarin e Kosovës”, tha ai.

I pari i Preshevës theksoi se me reagimet e kësaj jave, Kurti ka dëshmuar se i mungon konstrutiviteti dhe besim tek aleatët dhe kjo qasje për Arifin është e rrezikshme.

“ Kjo është një çmenduri, që mua më çudit dhe nuk besoj se çfarë kam dëgjuar kësaj jave dhe reagimi i Kurti tregon se s’ka modesti konstruktivitet dhe as besim. Kurti vazhdon të mashtrojë popullatën me populizëm popullatën se ai është në të drejtën e tij. Nuk duhet të bëhen veprimet vetëm, por në koordinim të plotë me SHBA. Kurti dhe qeverisja e tij i përngjanë një kamikazi të Japonisë”, shtoi ai./n.m.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!