Kishin kthyer apartamentin në ‘fole’ prostitucioni/ Durrës, arrestohen dy shtetase të huaja

schedule14:38 - 8 Tetor, 2025

schedule 14:38 - 8 Tetor, 2025

Policia zbulon në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion. Janë arrestuar në flagrancë dy shtetaset e huaja, nga Venezuela dhe Kolumbia, që e kishin marrë me qira apartamentin, për këtë qëllim.

 “U zbulua në lagjen nr. 12, Durrës, një apartament ku ushtrohej prostitucion;

-u arrestuan në flagrancë shtetaset N. T., 34 vjeçe, banuese në Venezuelë dhe A. A., 24 vjeçe,  banuese në Kolumbi, për veprat penale “Prostitucioni” dhe “Përshtatja e ambienteve për prostitucion”, të cilat dyshohet se e kishin marrë me qira apartamentin, për ushtrim prostitucioni”, njofton policia.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”, për shtetasit M. A., A. A. dhe D. T. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan  një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 6 celularë dhe dokumente identifikimi të shtetaseve të arrestuara.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!