Kinematografia në zi, ndërron jetë ylli botëror

schedule11:41 - 14 Dhjetor, 2019

schedule 11:41 - 14 Dhjetor, 2019

Aktori i famshëm Danny Aiello, i njohur për rolet e tij në filmat “Do The Right Thing” dhe “The Godfather Part II” , ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare.

Lajmin e bëri të ditur një zëdhënës i tij dhe tregoi se për një kohë të shkurtër ai vuante nga një sëmundje.

Aiello ka luajtuar gjithashtu edhe rolin e babait të futbollistit legjendar argjentinas, Diego Armando Maradonës në filmin ‘Papa don’t Preach’ në vitin 1986.

Aktori hollywodian njihej si një veteran i filmit, ndërkohë që me rolin e tij si pronari i picerisë ‘Sal’ në filmin ‘Do the Right Thing’, u nominua edhe me çmimin Oscar për aktorin më të mirë dytësor.