Qeveria kineze së fundmi ka vendosur që të ndërtojë një spital posaçërisht për të trajtuar pacientët e prekur nga koronavirusi.
Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se për ndërtimin e një institucioni të tillë do të merren katër kompani ndërtimi dhe pritet përfundimi i tij të bëhet me datën tre shkurt. Spitali pritet qe ne hapat e pate te jetë i pajisur me 1000 shtetër.
Spitali do të njihet me emrin Huoshenshan ose Hospital God Hospital Mountain, dhe do të jetë i vendosur në periferi të Wuhan.
Deri më tani nga virusi misterioz kanë humbur jetën 26 persona dhe janë infektuar edhe 920 të tjerë. Ndërkohë bëhet me dije gjithashtu se virusi është përhapur edhe në shumë rajone të tjera. /abcnews.al