Presidenti kinez Xi Jinping përsëriti thirrjen se Pekini është i gatshëm të punojë në mënyrë aktive me komunitetin ndërkombëtar, për të ndërmjetësuar krizën në Ukrainë, pa dhënë asnjë detaje për rrugën që do ndjekë.
Në një mbledhje online me kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez Emmanuel Macron, presidenti kinez e quajti shqetësuese situatën ktitike në Ukrainë, sipas një deklarate nga ministria e Jashtme e Kinës.
Lexo edhe: ABC pasqyron eksodin në Kiev, në qytet vetëm burrat
“Kina do të qëndrojë në komunikim dhe koordinim me Francën, Gjermaninë dhe BE-në dhe do të punojë në mënyrë aktive së bashku me komunitetin ndërkombëtar”, thuhet në deklaratë.
Xi dënoi gjithashtu sanksionet perëndimore, duke paralajmëruar se ato do të “dëmtojnë ekonominë globale që tashmë është shkatërruar nga pandemia”.
“Sankionet nuk janë në interesin e askujt. Ne duhet të mbrojmë në mënyrë aktive sigurinë së përbashkët, gjithëpërfshirëse, bashkëpunuese dhe të qëndrueshme,” tha Xi, sipas deklaratës.
Kina ka refuzuar vazhdimisht ta quajë luftën në Ukrainë një pushtim rus dhe zyrtarët rregullisht theksojnë zgjerimin e NATO-s drejt lindjes si një shkak rrënjësor i konfliktit, shkruan CNN. Xi dha mbështetjen e tij për “veprimet” franceze dhe gjermane për të arritur një armëpushim në Ukrainë, tha Pallati Elysée pas një telefonate midis tre liderëve.
Ai gjithashtu pranoi “nevojen për të garantuar aksesin e njerëzve në ndihma humanitare të koordinuar nga Kombet e Bashkuara”, thuhet në deklaratë, duke shtuar se ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Kinës do të hyjnë në konsultime të ngushta për të koordinuar përpjekjet e mëtejshme për t’i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë./abcnews.al/