Kina: Do të bëjmë gjithçka për paqen dhe sigurinë e civilëve në Gaza

schedule10:27 - 6 Nëntor, 2023

schedule 10:27 - 6 Nëntor, 2023

Kina do të bëjë gjithçka që është e mundur për të rivendosur paqen në Territoret Palestineze ndërsa merr presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, tha sot Ministria e Jashtme kineze, ndërsa tensionet rriten në Lindjen e Mesme.

“Kina do të bëjë gjithçka që është e mundur për të inkurajuar Këshillin e Sigurimit të marrë përsipër përgjegjësitë e tij, të luajë rolin e tij, të krijojë konsensus dhe të ndërmarrë veprime të përgjegjshme dhe kuptimplota sa më shpejt të jetë e mundur për të zbutur krizat aktuale dhe për të mbrojtur sigurinë e civilëve për të rivendosur paqen,” tha zëdhënësi i ministries, Ëang Ëenbin tha gjatë një konference të rregullt për shtyp.
Deklarata e Kinës vjen pasi Izraeli rriti ofensivën e tij ushtarake kundër grupit islamik palestinez Hamas.

Kina mori presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit të OKB-së javën e kaluar.

Konflikti në Lindjen e Mesme është në krye të agjendës së Këshillit të Sigurimit për muajin nëntor, tha Zhang Jun, përfaqësuesi i Kinës në OKB, sipas mediave shtetërore.

“Është e domosdoshme që ne të promovojmë një armëpushim dhe të ndalojmë luftimet, të parandalojmë viktima të tjera, të parandalojmë një fatkeqësi humanitare në shkallë më të gjerë dhe të parandalojmë përhapjen e konfliktit”, citohet të ketë thënë Zhang.

Zai, i cili u takua me liderë të disa vendeve në lidhje me krizën, identifikoi shkakun e krizës mes Izraelit dhe Gazës në mungesë të garancive për të drejtat e palestinezëve.

/abcnews.al