Kina dërgon 18 aeroplanë luftarakë në Ngushticën e Tajvanit gjatë vizitës së të dërguarit amerikan

schedule15:52 - 19 Shtator, 2020

schedule 15:52 - 19 Shtator, 2020

Kina ka dërguar 18 aeroplanë luftarakë në Ngushticën e Tajvanit gjatë vizitës së të dërguarit amerikan Keith Krach. Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit tha se dy bombardues dhe 16 aeroplanë luftarakë të Komandës Lindore të Kinës kaluan nëpër zonën e mbrojtjes ajrore të Tajvanit të premten.

Zyrtari amerikan, Keith Krach, zhvilloi bisedime me ministrat e Tajvanit, duke u bërë zyrtari më i lartë i Departamentit të Shtetit në 49 vite që  viziton ishullin që Kina e ka vlerësuar si territor të vetin dhe kundërshton me forcë çdo lloj ndërveprimi zyrtar midis vendeve të tjera.

Kina i ndërpreu marrëdhëniet me qeverinë e Tajvanit pas zgjedhjes së  Tsai në vitin 2016, por ajo u zgjodh përsëri këtë vit me një epërsi të ngushtë.

Analistët kanë deklaruar se veprimi i ushtrisë kineze është një mesazh i qartë për Shtetet e Bashkuara, për të ndaluar atë që po bën./abcnews.al