Kim takon Ardi Veliun: Diskutuam për zgjedhjen e 25 prillit

schedule17:02 - 19 Prill, 2021

schedule 17:02 - 19 Prill, 2021

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim takim me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Kim përmes një postimi në rrjetin social Twitter bën me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Ndër të tjera ambasadorja amerikane thekson se në kët takim, Veliu i ka konfirmuar detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve.

U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”,  shkruan Kim.

Ndërkohë drejtor Veliu njohu ambasadoren Kim me punën e Policisë së Shtetit për të garantuar rendin dhe sigurinë para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor, duke theksuar vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të luftuar krimet zgjedhore pa u ndikuar nga asnjë kah politik.

Gjithashtu Drejtor Veliu garantoi ambasadoren Yuri Kim se Policia e Shtetit është e foksuar dhe e vendosur vetëm në drejtim të zbatimit të ligjit dhe vetëm të ligjit.e.su./abcnews.al