Kim Kardashian përfshihet në luftën Armeni-Azerbajxhan, thirrje në rrjetet sociale

schedule09:29 - 29 Shtator, 2020

schedule 09:29 - 29 Shtator, 2020

Ylli televiziv amerikan Kim Kardashian, e cila është me origjinë armene është bërë pjesë e debatit publik mbi konfliktin e armatosur mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për zonë e diskutuar të Nagorni-Karabakut.

Me postimet e saj të vazhdueshme në mediat sociale, Kardashian bën thirrje për përpjekje ndërkombëtare për të ruajtur paqen në kufijtë e dy vendeve, konflikti i të cilave tashmë ka vrarë më shumë se 50 njerëz brenda dy ditësh.

Kardashian dënon “sulmet e paprovokuara” nga ushtria azere, siç thotë ajo në rajonin e diskutueshëm, shkruan abcnews.al.

Zona, e njohur gjithashtu si Arstach, është njohur si pjesë e Azerbajxhanit por kontrollohet nga armenët.

Ju lutemi përhapni fjalën se armenët u sulmuan në Arshtach. Ne lutemi për burrat dhe gratë trima që rrezikojnë jetën e tyre për të mbrojtur Armeninë”, ka shkruar ajo.

Lajmet janë mashtruese dhe këto nuk janë konflikte. Armenia është viktimë e sulmeve të paprovokuara nga azerët dhe fushatës së tyre të parashikueshme të dezinformimit. Ne duam që (vëzhguesit) të shkojnë dhe të hetojnë dhe të kërkojnë masa politike dhe diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar përshkallëzimin dhe tragjedinë e panevojshme”, shton Kardashian më tej, shkruan abcnews.al.

Babai i Kim, Robert Kardashian, një avokat që kishte mbrojtur atletin veteran Jay Simpson i akuzuar për vrasjen e gruas së tij dhe të dashurit të saj  erdhi nga një familje e emigrantëve armenë në Shtetet e Bashkuara. g.v/abcnews.al