Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Kili ashpërson politikën ndaj emigracionit të paligjshëm, nis valë të re deportimesh

schedule08:36 - 17 Prill, 2026

schedule 08:36 - 17 Prill, 2026

Qeveria e re e Kilit ka paralajmëruar një qasje më të ashpër ndaj emigracionit të paligjshëm, duke nisur një seri deportimesh të përshpejtuara.

Një fluturim i parë këtë javë dërgoi 40 emigrantë drejt Kolumbia, Bolivia dhe Ekuadori.

Presidenti i ri, José Antonio Kast i cili mori detyrën në mars, kishte ndërtuar fushatën e tij mbi një politikë të fortë kundër emigracionit të paligjshëm, duke e lidhur atë me rritjen e kriminalitetit në vend.



Zëvendësministri i Brendshëm, Maximo Paves, deklaroi për mediat se autoritetet do të “intensifikojnë fluturimet” dhe se deportimet do të kryhen edhe me autobusë, megjithëse pa dhënë detaje mbi afatet apo shkallën e operacionit.

Fluturimi i së enjtes ishte “i pari në një seri të gjatë”, ndërsa deportimet tokësore pritet të shtojnë ritmin e largimeve.

Në fjalimin e tij të parë drejtuar kombit, Kast theksoi se emigrantët e parregullt “që nuk duhet të jenë në vendin tonë do të vazhdojnë të largohen”.

Megjithatë, autoritetet pranojnë se këto masa për momentin përbëjnë një vazhdim të praktikave të ndjekura edhe nga qeveritë e mëparshme, ndonëse me një intensitet më të lartë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!