Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Kievi thotë se termocentrali bërthamor në Zaporizhia është shkëputur nga rrjeti elektrik

schedule12:46 - 3 Nëntor, 2022

schedule 12:46 - 3 Nëntor, 2022

Një zyrtar i lartë rus tha sot se Rusia ka zmbrapsur një sulm ukrainas në termocentralin bërthamor të Zaporizhia të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën jugore. Bombardimet e përsëritura në afërsi të zonës në termocentral kanë rritur mundësitë për shpërthime të mëdha në termocentral, si rasti i Çernobilit, në 1986.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) , e cila ka shprehur vazhdimisht shqetësime për bombardimin e zonës së uzinës, ka propozuar krijimin e një zone sigurie dhe mbrojtjeje bërthamore rreth uzinës.

Ukraina thotë se Rusia ka bombarduar në mënyrë të përsëritur zonën e stacionit, ndërsa Rusia nga ana e saj thotë se Ukraina ka bombarduar zonën e stacionit. Të dyja palët hedhin poshtë pretendimet e njëra- tjetrës. Forcat ukrainase “vazhdojnë të bombardojnë termocentralin bërthamor të Zaporizhias me armë perëndimore që mund të çojnë në një katastrofë globale “, tha sekretari rus i Këshillit të Sigurimit, Nikolai Patrushev , një aleat i ngushtë i Presidentit Vladimir Putin.



Patrushev tha se forcat speciale ruse penguan atë që ai e quajti një “sulm terrorist” në stacion. Kompania shtetërore e energjisë bërthamore e Ukrainës tha sot se stacioni u shkëput përsëri nga rrjeti elektrik pasi bombardimet ruse dëmtuan rëndë linjat e mbetura të tensionit të lartë, duke e lënë atë vetëm me gjeneratorë me naftë. Kompania “Energoatom” tha gjithashtu se Moska dëshiron të lidhë stacionin me rrjetin rus./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!