Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Përplasja me SHBA rëndon Iranin/ Presidenti Pezeshkian: Beteja më e madhe është ekonomia

schedule22:00 - 2 Gusht, 2026

schedule 22:00 - 2 Gusht, 2026

Autoritetet iraniane kanë pranuar se vendi po përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe sociale pas pesë muajsh konflikti, ndërsa tensionet me Shtetet e Bashkuara vijojnë të mbeten të larta.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, deklaroi se sfida më e madhe për vendin nuk është më vetëm konflikti ushtarak, por gjendja ekonomike dhe ndikimi i saj te qytetarët.

“Lufta e sotme nuk është vetëm një luftë raketash. Fushëbeteja më e rëndësishme sot është ekonomia dhe jetesa e njerëzve. Nëse presionet ekonomike shkaktojnë pakënaqësi sociale dhe kjo pakënaqësi përhapet, kapitali i madh shoqëror që njerëzit kanë krijuar në mbështetje të sistemit do të humbasë”, u shpreh Pezeshkian gjatë një mbledhjeje të Këshillit Suprem Gjyqësor.



Sipas të dhënave zyrtare, papunësia është rritur që nga fillimi i konfliktit, ndërsa monedha kombëtare ka rënë në nivele rekord. Në muajin qershor, inflacioni vjetor arriti në 88%, duke rënduar më tej koston e jetesës për qytetarët.

Situata është përkeqësuar edhe nga rikthimi i bllokadës amerikane ndaj porteve iraniane dhe rivendosja e sanksioneve mbi eksportet e naftës, masa që kanë ushtruar presion të fortë mbi financat publike të vendit.

Ndërkohë, Irani po përballet edhe me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike gjatë valës së të nxehtit, mungesa të ilaçeve bazë, si insulina, si dhe dëme të konsiderueshme në infrastrukturë, përfshirë rrugë, hekurudha, porte dhe impiante industriale.

Megjithatë, një periudhë e shkurtër qetësie në konflikt i mundësoi Iranit të rrisë eksportet e naftës. Sipas Ministrisë iraniane të Naftës, të ardhurat nga eksportet arritën në 7.5 miliardë dollarë nga marsi deri në fund të korrikut, krahasuar me më pak se 5 miliardë dollarë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pavarësisht këtij përmirësimi të përkohshëm, perspektiva ekonomike mbetet negative. Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia iraniane do të tkurret me 6.1% gjatë këtij viti, duke sinjalizuar vështirësi të vazhdueshme për vendin.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!