Kida flet për planet e së ardhmes: Do bëj dasmë tradicionale

schedule15:35 - 29 Shtator, 2020

schedule 15:35 - 29 Shtator, 2020

Kida është një nga këngëtaret më të suksesshme në tregun muzikor shqiptar. Por kur vjen puna tek jeta private, ajo e ka ruajtur shumë hermetike.

Kida nuk ka zbuluar kurrë nëse është në një lidhje apo të jetë fotografuar krah personit të zemrës.

Në një intervistë për kanalin në Youtube të Luana Vjollcës, në “After Party”, Kida është shprehur se është beqare, megjithatë nuk ngurroi të zbulonte planet e së ardhmes.

Kur të gjejë personin e ëndrrave, Kida dëshiron të bëjë një dasmë tradicionale, por në të njëjtën kohë edhe private. Ne nuk na mbetet veçse të presim deri atëherë. l.k/abcnews.al