Khelaifi i mbyll derën Ronaldos: Bellingham? Nuk do ta fsheh që edhe ne e duam atë

schedule21:17 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 21:17 - 7 Dhjetor, 2022

Pronari i Paris Saint-Germain, Nasser El Khelaifi, ka folur për mundësinë e blerjes së Cristiano Ronaldos në një intervistë për “ESPN”.

Biznesmeni i pasur nga Katari ka trajtuar skenarët që e kanë interesuar klubin e tij për nënshkrimin me 37-vjeçarin, duke theksuar se një gjë e tillë nuk mund të bëhet pasi kampionët e Francës janë plot në sulm, me Neymar, Kylian Mbappe dhe Lionel Messi.

Veç kësaj, Nasser El Khelaifi nuk ka munguar të flasë edhe për organizimin e Botërorit në Katar, si dhe për talentin e Jude Bellingham që po shkëlqen me fanellën e kombëtares së Anglisë.

Çfarë tha në detaje presidenti i Parisit:

Për Cristiano Ronaldon: “Me tre lojtarët që kemi, është shumë e vështirë, por i uroj atij më të mirën. Ai është fantastik dhe vazhdon të jetë një lojtar i jashtëzakonshëm”.

Për Bellingham: “Çfarë lojtari! Sinqerisht, Anglia është me fat që e ka, ai është një nga lojtarët më të mirë në turne. Të gjitha klubet duan të nënshkruajnë me atë dhe unë nuk do ta fsheh që edhe ne e duam atë”.

Për organizimin e Kupës së Botës nga Katari: “Duhet të themi me zë të lartë se jemi krenarë për vendin tonë. Ju mund të shihni organizimin, infrastrukturën. Katari është gati të presë një ngjarje më të madhe”. /G.D abcnews.al/

Jude Bellingham Scores On FIFA World Cup Debut For England vs Iran