Sekreti për të patur një jetë personale është të mos përgjigjesh shumë pyetjeve që mund të bëhen në lidhje me të, thotë Joan Collins.
Ekzistojnë disa sekrete, të cilat nuk duhet t’i ndani me askënd, pasi për fat të keq, jo të gjithë kanë qëllime të mira. Më poshtë do të mund të lexoni disa prej tyre, shkruan abcnews.al
Mos flisni mbi të shkuarën
Askush nuk ka pse të dijë për të shkuarën tuaj. E vetmja gjë që do të bëjnë, është thjesht të të gjykojnë për të, pasi nuk ke nevojë për mbështetjen e askujt për të kaluar diçka që ti vetë e ke kaluar i/e vetme. Mundohuni të përqendroheni në të tashmen dhe do të zbuloni se gjithnjë e më shumë njerëz do të dëshirojnë të flasin me ju.
Synimet për të ardhmen
Shumë studime kanë arritur në përfundimin se kur nuk i shpreh synimet për të ardhmen tënde, ke më shumë mundësi për t’i realizuar ato. Nëse flisni me të tjerët për aspiratat tuaja në të ardhmen, ndihesh sikur vullneti për të punuar fort fillon të zbehet tek ty dhe nuk punon po njësoj për t’i arritur ato synime.
Të ardhurat e tua
Nuk është një ide e mirë të flisni për financat tuaja, pasi me siguri as të tjerët rreth teje nuk e bëjnë këtë gjë me ty. Mund të ndodhë që të fitosh shumë, por në një muaj të mos mbeten lekë dhe, nëse dikush të kërkon lekë borxh, do të zhgënjehen prej teje.
Veprat e mira
Nuk duhet të flisni për veprat e mira që bëni, pasi kjo mund të marrë një këndvështrim tjetër. Mund të duket sikur mburreni, dhe duke bërë këtë gjë, zhvlerësoni të mirën që keni krijuar tashmë.
Problemet e familjes tënde
Mos i tregoni kurrë problemet në familje. Mos abuzoni me besimin e të tjerëve, tregoni respekt ndaj tyre, dhe pasi përndryshe do të trajtoheni njëlloj. /abcnews.al