Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Disa gjëra që duhet t’i mësoni fëmijës tuaj para se të bëhet 10-vjeç

schedule14:40 - 20 Qershor, 2020

schedule 14:40 - 20 Qershor, 2020

Prindërit duan që fëmijët e tyre të jenë të sjellshëm, të ndershëm, dhe të guximshëm. Por, këto cilësi nuk do të reflektohen tek ata, nëse vëmendja e prindërve nuk është e mjaftueshme. Bright Side ka renditur disa nga gjërat që prindërit, duhet t’ju mësojnë fëmijëve përpara se të mbushin 10-vjeç.

Duhet të respektoni njësoj vajzat dhe djemtë

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç
Respekti për të tjerët është një zakon i rëndësishëm që fëmija juaj duhet të fitojë, duke përfshirë respektin për fëmijët e tjerë të së njëjtës moshë, pavarësisht nga gjinia.



Mos kini frikë kur bëni një gabim

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç

Duhet t’i mësoni fëmijët që të mësoh nga dështimet. Fëmija juaj nuk duhet të ketë frikë të humbasë ose të bëjë një gabim.

Njohuria është më e rëndësishme se notat

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç
Ndonjëherë prindërit zemërohen shumë me notat që nuk përmbushin pritshmëritë e tyre. Sidoqoftë, një notë e mirë jo gjithmonë tregon njohuri të mira. Ju duhet ta mësoni fëmijën tuaj se njohuria është më e rëndësishme se notat.

Prindërit nuk janë armiqtë tuaj. Mund t’ju kërkoni ndihmë

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç

Të zësh miqësi nuk është një shumë e lehtë. Tregojuni fëmijëve që mund të kenë besim, dhe përpiquni të shmangni të bërtiturat.

Mësoni të thoni “jo”

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç
Mësojeni fëmijën tuaj të thotë “jo” për të rriturit, mësuesit dhe madje edhe veten tuaj. Ju dëshironi të ngrini një personalitet të fortë, jo një person që duhet t’i bindet çdo komande. Aftësia për të thënë “jo” do të vijë në ndihmë në jetën e të rriturve.

Mos bëni diçka që nuk ju pëlqen për miratimin e dikujt

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç
Fëmijët mendojnë se popullariteti në mesin e miqve është shumë i rëndësishëm, dhe ata bëjnë çmos për ta përvetësuar atë. Përdorni shembullin tuaj personal për t’i treguar fëmijës tuaj që të qenit një person i ndershëm dhe i respektueshëm është më i vlefshëm sesa shkelja e besimit.

Mbani pastër mjedisin

10 gjëra të rëndësishme që mund t'i mësoni fëmijës suaj në moshën 10 vjeç
Kujdesi për ambientin duhet të fillojë që në shtëpi. Filloni me veten tuaj, dhe pastaj kultivoni këto cilësi tek fëmija juaj. Në këtë rast, rezultati do të ishte mjaft i dukshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!