Këshilli i Sigurimit i Izraelit mblidhet për fazën e dytë të armëpushimit të Gazës

schedule07:16 - 17 Shkurt, 2025

schedule 07:16 - 17 Shkurt, 2025

Këshilli i Sigurisë i qeverisë izraelite do të mblidhet të hënën për të diskutuar për vazhdimin e marrëveshjes së armëpushimit në Rripin e Gazës.

Ndërsa negociatorët izraelitë priten në Kajro, pas kontakteve që zyrtarët e qeverisë izraelite patën në Jerusalem me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.

Rubio, i cili pritet sot në Arabinë Saudite, synonte të demonstronte një front të bashkuar me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, kundër armiqve të përbashkët.

” Hamasi nuk mund të mbetet një forcë ushtarake apo qeveritare, ai duhet të eliminohet,” theksoi Sekretari amerikan i Shtetit Rubio.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!