Këshillat e duhura si të rrisim fëmijë larg varësisë nga teknologjia

schedule10:31 - 20 Tetor, 2020

schedule 10:31 - 20 Tetor, 2020

Teknologjia është kthyer në një problem për të gjithë prindërit, pasi nuk po menaxhojnë dot situtën për të rritur fëmijët e tyre larg saj.

Ky problem është kthyer në një shqetësim edhe për edukatoret, sepse kur fëmijët shkojnë në çerdhe ose kopsht janë mësuar me praninë e tabletit.

Të ftuara në studion ‘ABC e Mëngjesit’, psikologia Gladiola Pashaj dhe edukatorja Gladiola Pashaj kanë folur për këtë çështje, duke dhënë edhe shumë këshilla lidhur dhe me eksperiencën e tyre.

“Për mua është e vështirë por jo e pamundur të rrisësh fëmijë pa teknologji. Fëmijët i tërheq ngjyra e ekranit. Ata janë imitues shumë të mirë, pasi prindërit kur janë me fëmijë nuk duhet ta përdorin vetë. Prindëri duhet të monitorojë kohën që fëmijët kalojnë përpara ekranit”, tha psikologia.

“Shmangia e mjeteve të teknologjisë është pothuajse i pashmangshëm. Në momentin që fëmija frekuenton për herë të parë çerdhen refuzon të hajë ushqimet, nga konkluzionet kemi mësuar që fëmija është mësuar të hajë me tabletin përpara. Kjo na e vështirëson punën. Këta fëmija kanë disa karakteristika si për shembull këndojnë anglisht dhe kanë problem me gjuhën tonë. Karakteristikë tjetër është ushqimi pasi prindi e ka mësuar me tablet në dorë. Gjithashtu edhe për gjumin”, u shpreh edukatorja. l.k/abcnews.al