“Kërkojmë falje, por nuk luajmë pa u plotësuar 4 kërkesat”, Superiorja s’e ndal bojkotin

schedule16:11 - 19 Shtator, 2020

schedule 16:11 - 19 Shtator, 2020

“Jemi të detyruar, sidomos kur as nuk dëgjohemi”. Klubet e Superiores kanë zbritur sot në fushë, por nuk ka ende futboll.

Qëndrimi i tyre ishte paralajmëruar dhe në Tiranë, Laç, Fier, Korçë dhe Elbasan po lexohen vetëm katër kërkesat.

 

Teksti që u lexua nga kapitenët e skuadrave

10 klubet e Superiores e kanë ndarë mendjen të luftojnë për to, edhe pse ndonjë presidenti nuk i pëlqen të bojkotojë.

Të nderuar sportdashës! Në emër të të gjithë futbollistëve, ju kerkoj falje që ne nuk do të luajmë sot. Fusha dhe topi janë pasioni e dashuria jonë. Ne sot kemi dalë në fushë për të mbështetur kërkesat e drejtuesve tanë, për ti sjellë ato akoma më afër tavolinës se zgjidhjeve.

Futbolli ka kohë që është në vështirësi. Kjo nuk mund të fshihet. Ne dhe klubet tona jemi shumë larg kushteve të kolegëve tanë. Nuk kerkojme luks, nuk kerkojme pasuri por më shumë vëmendje ndaj lojës më të rëndësishme të shqiptarëve. Duam më shumë fusha për tu stërvitur ne dhe femijet e klubeve që përfaqësojmë. Duam më shumë siguri për të ardhmen e lojës dhe keto arrihen vetëm nëpërmjet një baze të shëndoshë ligjore.

Ne duam vlerësim real të lojës sonë. Që futbolli të mos lëngojë më dhe fëmijët e të rinjtë, të jenë të sigurtë në ushtrimin e pasionit të tyre. Katër kërkesat e Ligës janë minimale dhe plotësisht të realizueshme, madje të premtuara nga të gjitha qeveritë në fushata elektorale, e të harruara sapo marrin mandatet. Harresa më e freskët është ajo e Kryeministrit në mars të vitit të shkuar.

I dashur Kryeministër, mbaji premtimet e na kthe në fushë. Ne shpresojmë shumë në mirëkuptimin e arsyetimin tënd. Nuk do të kthehemi të luajmë, pa u përmbushur të katër kërkesat e paraqitura”, lexohet në komunikatën e përbashkë të kapitenëve. /abcnews.al

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 2
Tirana – Teuta
Laçi – Kastrioti
Apolonia – Bylis
Skënderbeu –Vllaznia
Kukësi – Partizani

 

“Elbasan Arena”…
Ndërkohë në Laç
Stadiumi “Loni Papuçiu” i Fierit
Lojtarët e Tiranës dhe Teutës në “Selman Stërmasi”
Kapitenët e Skënderbeut dhe Vllaznisë…
Alban Hoxha dhe Emiliano Musta në Partizani-Kukësi,
Kapitenët e Laçit dhe Kastriotit duke lexuar deklaratën e përbashkët