Kërkoi pagat e padhëna, e ardhmja e Luis Albertos larg Lazios

schedule15:36 - 24 Nëntor, 2020

schedule 15:36 - 24 Nëntor, 2020

Mesfushori i Lazios, Luis Alberto, nuk e ka më të ardhmen në kryeqytetin italian. Që pas akuzave të tij ndaj Presidentit Lotito dhe drejtuesve të tjerë për sa i përket shpenzimve të klubit dhe për mos marrjen e pagave, situata e tij nuk është më si më parë.

Sipas raportimit të “Gazzetta dello Sport”, deri më tani janë tre ekipe në garë për spanjollin. Alberto mund të vazhdojë të luajë në Serie A, pasi Inter e Juventus kanë shfaqur interesim për të. Gjithashtu një ofertë në drejtim të tij ka ardhur dhe nga ana e Everton dhe një kalim në Premier League mund t’a tundojë lojtarin.

Deri në këtë fazë të kampionatit 26-vjeçari është aktivizuar në shtatë ndeshje me fanellën e Lazios, ku ka shënuar dhe një go. Luis është një shtyllat e ekipit, por mesa duket fjalët e tij nuk janë kapërcyer nga drejtuestit e klubit. /abcnews.al