Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Kërkohej për trafik droge nga Italia, por punonte si doganier në Durrës, gjykata merr vendimin

schedule10:14 - 28 Shtator, 2021

schedule 10:14 - 28 Shtator, 2021

I kërkuar nga Italia për trafik droge, por punonte si doganier në Portin e Durrësit. Togat e zeza kanë vendosur ditën e sotme arrest me burg për Julian Mandijën, i arrestuar pak ditë më parë nga uniformat blu.

Mandija me detyrë doganier në doganë, u arrestua për llogari të drejtësisë italiane. Ai ishte dënuar nga Gjykata e Apelit në Akuila me 7 vite e 6 muaj burg.

Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal italian, por punonte i pashqetësuar si doganier në Portin e Durrësit. m.v/abcnews.al



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!