David Alaba ka vendosur të largohet në fund të sezonit. Bayern Munchen i bëri një propozim të fundit “xholit” austriak, por në fund nuk mundi të kënaqë kërkesat e tij mbi pagën.
Së fundmi nga Spanja mësohet se një tjetër klub është tërhequr nga gara për të afruar yllin e Bayernit, që në fund të sezonit është lojtar i lirë dhe që nga janari mund të negociojë me klubin e ri.
AS raporton se Real Madrid e ka shumë të vështirë të plotësojë kërkesat e tij financiare dhe është tërhequr nga gara për të fituar shërbimet e 28-vjeçarit. Për momentin PSG duket i vetmi klub, që mund të përballojë “oreksin” financiar të Alaba. /abcnews.al