Kërcënonin se do i publikonin foto në rrjete sociale, pranga dy personave

schedule13:34 - 13 Korrik, 2019

schedule 13:34 - 13 Korrik, 2019

Dy persona kanë rënë në prangat e Polcisë së Fierit pasi kërcënonin dhe shantazhonin një shtetase duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Operacioni policor “Koshovica” çoi në pranga G.M, 44 vjeç dhe J.Sh, 46 vjeç, të dy banues në Cakran të Fierit.

Njoftimi i Policisë

Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë  Vendore të Policisë Fier në  bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pronës në Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi disa javor me metoda speciale të hetimit,  zhvilluan operacionin policor “Koshovica”, duke  e finalizuar me arrestimin në  flagrancë të shtetasve:

G.M, 44 vjeç, banues në Cakran.

J.Sh, 46 vjeç, banues në Cakran.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë shantazhuar  dhe kërcënuar një shtetase,  duke i kërkuar para dhe favore seksuale me qëllim mos publikimin në rrjetet sociale të disa fotove personale të saj.

Nga tërësia e veprimeve të kryera, shtetasit e sipërpërmendur kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në bashkëpunim.

Materialet për veprime të mëtejshme do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë. /abcnews.al