Kërcënoi të digjte fëmijët e Pacollit, vihet në pranga “prokurori” kosovar

schedule14:08 - 3 Maj, 2020

schedule 14:08 - 3 Maj, 2020

Një person në Kosovë është vënë në pranga pasi dyshohet që të ketë kërcënuar me jetë familjen e ish-ministrit të Jashtëm Behgjet Pacollit. Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari i Pacollit, Naim Murseli.

Sipas këtij të fundit, personi i arrestuar ka kërcënuar se do t’i djegë fëmijët e Pacollit dhe gjithashtu i ka kërkuar edhe para. Murseli thotë gjithashtu se personi me iniciale  E.H, i cili është prezantuar si prokuror, e ka kërcënuar kreun e AKR-së.

Murseli shkroi:

“Personi i arrestuar në orët e vona mbrëmë, me incialet E.H, i cili kërcënoi z. Pacolli dhe fëmijët e tij i ka kërkuar gjithashtu para. Personi ka pretenduar të jetë edhe prokuror i Kosovës. Ai ka kërcënuar po ashtu me arrestim të z. Pacolli. E.H ka kërkuar në internet shkollën e fëmijëve, e cila është shkollë publike, të z. Pacolli dhe ka kërcënuar atë se do t’i rrëmbejë dhe do t’i djeg ata për së gjalli. Z. Pacolli është shumë i tronditur dhe i mërzitur emocionalisht nga kërcënimet e bëra.”

Pacolli ka angazhuar avokatët e tij për të ndjekur çështjen ndaj atyre që përdorin gjuhë urrejtjeje, fyese e kërcënuese. /abcnews.al/