SHKODËR– Një 32-vjeçar i indetifikuar Zikjan Lela është arrestuar nga Policia e Shkodrës pasi kërcënoi me armë zjarri dy vëllezër dhe më pas iu mori telefonin.
Policia thotë se i arrestuari, në lagjen “Qemal Stafa” uk a kërkuar dy vëllezërve 20.000 lekë për kthimin e celularit, lekë të cilat i ka marrë, por nuk e ka kthyer celularin.
Autoritetet pohojnë se kanë sekuestruar shumën parave dhe celulari që autori u mori dy vëllezërve./abcnews.al