“Kërcënimi i së vërtetës” fokusi i edicionit të 13 të Festivalit për të Drejtat e Njeriut

schedule19:35 - 14 Shtator, 2018

schedule 19:35 - 14 Shtator, 2018

Këtë vit festivali i Filmit për të Drejtat e Njeriut vjen me një tematikë të mprehtë që në fokus do të ketë: Kërcënimi i së vërtetës. (Threat to Truth). Në edicionin e 13 do të projektohen 43 produksione të përzgjedhura nga 3400 aplikime.

Festivali për të Drejtat e Njeriut, edicionin e 13 e hap mbrëmjen e së hënës me filmin i “Iuventa” me regji të italian Michele Cinque. Ky dokumentar ka ne fokus emigracionin. Një grup të rinjsh gjermanë themelojnë një OJF dhe në një anije në det të hapur
ndihmojnë migrantët që nga Afrika të përpiqen të arrijnë në Evropë.

Ky festival në fokus ka kërcënimin e së vërtetës, thekson organizatori i festivalit, Kujtim Çashku.

Hapja e Festivalit zhvillohet të hënën, ora 19:00 me ceremoninë hapëse dhe shfaqjen filmit të parë “Iuventa” produksion gjerman të regjisorit italian Michele Cinque, në prani të regjisorit./abcnews.al