Kërcënimet turke, Greqia bën gati ushtrinë në ishuj

schedule16:22 - 6 Qershor, 2022

schedule 16:22 - 6 Qershor, 2022

Pas provokimeve të shumta turke, ushtria greke po zhvillon stërvitje në ishujt pranë detit Egje, për të qenë në gatishmëri të plotë për çdo situatë.

Siç shihet edhe nga fotot, ushtria greke po kryen manovra luftarake në ishuj, ndërsa mediat helene raportojnë për të shtëna me automatik dhe mitraloz në zonën ku është e vendosur garda kombëtare.

Kujtojmë që prej disa javësh luftanijet turke patrullojnë pranë ishujve grekë në Egje, duke krijuar tension të vazhdueshëm mes palëve.

As takimi i ministrave të jashtëm të Greqisë dhe Turqisë nuk mund ti qetësonte gjakrat mes dy vendeve, pasi turqit pretendojnë se ishujt nën zotërimin e grekëve u përkasin atyre. /Abcnews.al/