Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani

schedule21:09 - 25 Nëntor, 2024

schedule 21:09 - 25 Nëntor, 2024

Dymbëdhjetë shkolla në qytete të ndryshme gjermane pranuan e-maile me kërcënime për vënie të bombave, derisa policia është duke kontrolluar ambientet e shkollës.

Siç raporton Bild, megjithatë doli se kërcënime për vënie të bombave dolën të jenë të rreme.

Sipas Departamentit të Policisë të Saksonisë së Ulët, shkollat ​​në Hanover, Erfurt dhe Leipzig u prekën nga kërcënimet. Në qytetin Stuhr afër Bremenit, aktivitetet u anuluan për shkak të kërcënimit.

Aktualisht policia e Bremenit me ndihmën e qenve të stërvitur po kontrollon të gjitha ambientet e shkollës Lisa Meitner. Hyrja në objektin e kësaj shkolle ishte rreptësisht e ndaluar.

Sipas agjencive të ndryshme policore, të gjitha kërcënimet janë dërguar me e-mail. Ndaj, për të koordinuar kërkimet për dërguesin, zyrat e policisë kriminale kanë krijuar një rrjet bashkëpunimi, tha një përfaqësues i policisë së Hanoverit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!