“Kërcënim, dhunë e terror”, goditet organizata kriminale në Itali, si i plagosi me thikë shqiptari 3 karabinierët

schedule13:42 - 20 Korrik, 2022

schedule 13:42 - 20 Korrik, 2022

Veprimtaria hetimore e karabinierëve të Livornos ka dokumentuar episode të shumta kërcënimesh,sulmesh, grabitjesh dhe dëmtimesh të pronarëve dhe punonjësve të bizneseve.

Të dyshuarit, italianë dhe shqiptarë, dyshohet se përmes krijimit të një organizate kriminale kishin qëllim të merrnin monopolin e menaxhimit të sigurisë në lokalet e natës.

Me urdhër të Prokurorit Publik të Livornos, Karabinierët e Njësisë Hetimore të Departamentit Operativ kanë ekzekutuar urdhrin e paraburgimit për 3 shtetas.

Ata akuzohen për grup kriminal, zhvatje, kanosje me armë, dhunë si dhe armëmbajtje pa leje.

Siç thuhet në një njoftim për shtyp të datës 20 korrik, dispozita është nxjerrë gjatë hetimeve të drejtuara nga Zyra e Prokurorit Publik dhe të nisura nga Njësia Hetimore e Karabinierëve të Livorno duke filluar nga viti 2018 pas ankesës të bërë nga pronari i një agjencie private sigurie. Ai kishte deklaruar se ishte viktimë e kanosjes nga subjekte që i atribuoheshin një kompanie të ngjashme që operonte në atë sektor.

Gjatë hetimeve rezultoi se shqiptarët dhe italianët, pjesë e grupit kriminal. Detyronin viktimat të braktisnin menaxhimin e shërbimit të cilin më pas e merrnin vetë përsipër.

Duke filluar nga viti 2018 do të kishte pasur një përshkallëzim të episodeve të dhunshme. Emblematike, siç përcaktohet nga gjyqtari hetues në masën e sigurimit, është denoncimi i dy shtetasve të Magrebit, të cilët kanë raportuar se kanë qenë viktima të një rrahjeje natën e 30 shtatorit 2018, me pasojë grabitjen e mallrave dhe sendeve personale.

Por nuk mbaron me kaq. Sipas njoftimit për shtyp, një shqiptar ka përbuzur forcën e ligjeve dhe ka ushtruar dhunë ndaj 3 karabinierëve.

Tre karabinierët, të veshur si civilë, mëngjesin e datës 20 korrik 2019, kanë ndaluar personin që drejtonte makinën e tij për shkak se po kryente një sërë shkeljesh të rënda dhe po rrezikonte sigurinë e përdoruesve të rrugës.

Edhe pse janë prezantuar si karabinierë, janë sulmuar me thikë nga shtetasi shqiptar.karabinierët u plagosë lehtë dhe shqiptarit ju gjetën gjithashtu 2 shkopinj bejsbolli.

Organizata mbështetej në forcën frikësuese që buronte nga aftësitë fizike të disa bashkëpunëtorëve, por, mbi të gjitha, në disponueshmërinë e armëve të zjarrit. policia i gjeti nga 3 armë, shkopinj bejsbolli dhe kama.

Përveç zonës së Livornos, organizata do të kishte qenë gjithashtu e interesuar për të kapur menaxhimin e shërbimit të kontrollit dhe sigurisë së disa ambienteve në provincën e Pizës.

Përveç 3 të arrestuarve, 9 persona janë nën hetim për krime të ndryshme përfshirë pjesëmarrjen në grup kriminal, korrupsion,kanosje me armë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!