Keni shumë vapë? Shmangni këto ushqime pasi rrisin temperaturën e trupit

schedule17:55 - 7 Gusht, 2022

schedule 17:55 - 7 Gusht, 2022

Në vapë, nuk mjafton vetëm të pini lëngje dhe të freskoheni por ajo që hani është gjithashtu e rëndësishme. Ka ushqime që do të rrisin më tej temperaturën e trupit dhe për këtë arsye duhen shmangur gjatë verës. Shihni më poshtë për të cilat bëhet fjalë:

Mish

Mishi është burim i shkëlqyer i proteinave dhe yndyrave, por edhe i vështirë për t’u tretur, ndaj nuk duhet konsumuar shumë gjatë verës, sepse gjatë tretjes ngre temperaturën e trupit.

Ushqim pikant

Të gjithëve na pëlqen kur ushqimi është pak më pikant, i jep një aromë të veçantë. Megjithatë, erëzat si xhenxhefili, hudhra, piperi i zi dhe kanella janë në listën që duhen shmangur gjatë verës, sepse rrisin temperaturën e trupit.

Ushqim i skuqur

Çdo gjë që përmban shumë vaj na bën të ndihemi të plogësht dhe të lodhur dhe rrit temperaturën. Edhe djersitja, e kombinuar me marrjen e ushqimeve me yndyrë, mund të çojë në shfaqjen e akneve.

Çaj dhe kafe

Përveçse rrisin temperaturën dhe shkaktojnë djersitje, çaji dhe kafeja janë edhe diuretikë, kështu që trupi juaj mund të dehidratohet nëse i konsumoni shumë dhe nuk pini ujë. /abcnews.al