Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

U grabit dhe u qëllua me armë zjarri brenda banesës, flet nga spitali biznesmeni i furrave të bukës Petrit Laze

schedule13:28 - 26 Janar, 2020

schedule 13:28 - 26 Janar, 2020

Kur ka kaluar një javë nga grabitja me armë zjarrit e ndodhur në zonën e Alliasit në Tiranë, policia ende nuk ka asnjë të ndaluar për ngjarjen e rëndë.

Gjatë përleshjes me hajdutët, mbeti i plagosur biznesmeni Petrit Laze dhe bashkëshortja e tij Afërdita Laze. Për të mësuar më shumë rreth gjendjes së shëndetësore Abc Neës ishte në pavionin e kirurgjisë në spitalin e Traumës ku qëndrëon prej disa ditësh i shtuar biznesmeni i furrave të bukës. 61-vjeçari nuk kërkon të flasë për atë që ndodhi mbrëmejne  e 19 janarit por, na pohon se e ka kaluar fazën kritike për jetën.



Pranë i qëndron vajza e tij bashkë me të afërm të tjerë të fisit Laze.

Për grabitjen e ndodhur brenda ambienteve të vilës policia ka marr në pyetje më shumë se 30 punëtorë dhe persona që mund të kenë pasur dijeni për lëvizjet e parave që kryente çdo të diel nga Petrit Laze. Burime nga grupi hetimorë theksojnë se janë indetifikuar dy persona, ndërsa nuk dihet roli i tyre në ngjarjen e rëndë, nëse kanë qenë autorët të plagosjes apo ndihmuan me informacion të besueshme grabitësit.

Pamjet e kamerave të sigurisë në rrugën “Njazi Meka” nuk kanë qënë të qartë për të bërë të mundur identifikin e personave të përfshirë në krim. Kjo për shkak të mjegullës të dendur. Më herët janë administuar edhe dëshmitë e bashkëshortes së biznesmenit, Afërdita Laze dhe e vajzës së tyre. Ata kanë pohuar se grabitësit u futën nga pjesa e pasme e banesës dhe kërkonin me ngulm çelsin e kasafortës, duke përduror armë zjarri dhe sende të forta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!