Këngëtarja e njohur: Gjuha shqipe është trendi i momentit në muzikën gjermane

schedule13:32 - 26 Janar, 2021

schedule 13:32 - 26 Janar, 2021

Këngëtarja e njohur shqiptare, Alida prej vitesh jeton në Gjermani, ku edhe po zhvillon karrierën e saj muzikore.

Në një lidhje për ABC e Mëngjesit, ajo deklaroi se trendi më i fundit i momentit në tregun e muzikës atje është gjuha shqipe.

LEXO EDHE: ‘AKE’, Alida tregon ‘prapaskenat’ e këngës së re: E kompozova për 10 min, pasi ma dërgoi Stine

Madje, Alida tregoi se ka marrë shumë oferta nga rrepista gjermanë për të bashkëpunuar pikërisht në gjuhën tonë.

“Është shumë trend për momentin, domethënë shqip-gjermanisht është jashtëzakonisht. Këtë vit, domethënë në 2020 se akoma mendoj 2020. Kanë ardhur oferta si kurrë më parë, ndonëse kam qenë aktive shumë herë më parë, nga rrepista gjermanë dhe më thonë: ‘Të lutem këndo shqip, pa përdorur gjermanishten. Nuk e di pse u pëlqen kaq shumë, që theksi i shqipes ka filluar të bëhet kaq shumë trend në Gjermani”, tha këngëtarja.l.k/abcnews.al