Këngëtarja amerikane Yung Miami paraqitjen e saj për eventin “Bet Awards”, i cili u mbajt mbrëmjen e djeshme i la në dorë një shqiptari. Bëhet fjalë për stilistin e njohur, Valdrin Sahiti, i cili ka krijuar për të një fustan të gjelbër dhe shumë seksi.
Ka qenë artisja që ka publikuar në “Instagram” disa foto, në të cilat ka marrë mijëra komplimenta.
Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë për stilistin, pasi ai ka veshur edhe emra të njohura të skenës ndërkombëtare. Më e fundit ka qenë diva e muzikës, Beyonce./abcnews.al




