Lojërat me Leo Messin në ditën që i përfundoi kontrata me Barcelonën kanë qenë të shumta. Nuk kanë munguar edhe klubet shqiptare, që kanë tentuar të tërheqin vëmendjen.
Kukësi një prej tyre, që ka ripostuar ngacmimin e Wolfsburg, klubit gjerman me të cilin verilindorët u përballën verën e shkuar në kualifikueset e Europa League.

“Prit, po dëgjojmë që dikush është lojtar i lirë? Duke pritur ndonjë zyrtarizim si…”, shkruajnë gjermanët, që kanë publikuar foton e Messit, ndërsa Kukësi replikon: “Wolfsburg nxito, ne jemi të interesuar gjithashtu”.
Klubi tjetër shqiptar që ka reaguar ishte Gjilani, pas një fotoje të Telegrafit që nxirrte Messin me fanellën e tyre.

“Faleminderit, por nuk kemi nevojë të ëndërrojmë. Ne e kemi dhjetëshin tonë nga Argjentina”, shkruan Gjilani, që poston në koment një foto të Agustin Torassa”. / abcnews.al

