“Kemi frikë të shkojmë në shtëpi, fëmijët panë tmerr me sy”, banorët e Lezhës kalojnë natën jashtë

schedule11:19 - 27 Nëntor, 2019

schedule 11:19 - 27 Nëntor, 2019

Dhjetra familje në Lezhë e kanë kaluar natën në disa çadra të vendosura nga bashkia në lulishten e lagjes “Skenderbeg”. Kushtet kanë qenë shumë të vështira, pasi kanë qenë të detyruar të flenë mbi batanije në mungese të krevatëve.

Pallati 88 në lagjen “Ilira është bërë i pabanueshëm. Disa prej këtyre familjeve kanë qëndruar jashtë pasi nuk u është siguruar asnjë çadër ndaj edhe kërkojnë mbështetje.

Bashkia e Lezhës pritet që ditën e sotme të kërkojë nga emergjencat civile më shumë mbështetje për strehimin e familjeve që kanë mbetur jashtë, apo edhe të atyre që kanë frikë të rikthehen në banesat e tyre. /abcnews.al