Këlliçi: Grupi parlamentar është i vetmi organ legjitim në PD

schedule19:54 - 28 Mars, 2022

schedule 19:54 - 28 Mars, 2022

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, i ftuar në ‘Radari Informativ’ në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, deklaroi se i vetmi organ legjitim në PD është grupi parlamentar.

Ai tha se jo vetëm me vendim gjykate por mjafton të shohësh Kuvendin e 11 Dhjetorit për të parë se kush është shumica.

Këlliçi tha se Kuvendi i 11 Dhjetorit i shkarkoi edhe kryetarin, edhe 4 nënkryetarët edhe Sekretarin e Përgjithshëm të PD, prandaj sot këto funksione janë ilegjitime, dhe i vetmi organ legjitim në PD është grupi parlamentar, pasi deputetët janë zgjedhur me votë popullore.

Organi i vetëm legjitim dhe përfaqësues sot në PD është grup[i parlamentar sepse janë të gjithë të zgjedhur me votë nga shqiptarët. Jo vetëm vendimi i Gjykatës por mjaftonte Kuvendi i 11 Dhjetorit për të kuptuar kush është mazhoranca. Kuvendi i 11 dhjetorit ka marrë një vendim për të shkarkuar 4 nënkryetarë, Sekretarin e Përgjithshëm”, tha Këlliçi.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!