Këlliçi “gropë” në sondazhe, Alimehmeti: Bëhen qëllimisht, vota është e fshehtë

schedule11:31 - 20 Shkurt, 2023

schedule 11:31 - 20 Shkurt, 2023

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Tirana Live” ka komentuar edhe pritshmëritë që kanë për Belind Këlliçin, i cili do të kandidojë përballë Erion Veliajt për Bashkinë e Tiranë në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Sondazhet e fundit e nxjerrin kandidatin e dalë nga primaret jashtëzakonisht dobët në krahasim me kryetarin aktual.

Alimehmeti shprehet se këto sondazhe bëhen për të konfuduar popullatën, pasi nuk bëhen me një metodologji të saktë.

Ai shton se vota është fshehtë, ndërsa sondazhet jo, pasi ato bëhen ballë për ballë.

“Në Shqipëri nuk ka sondazhe që bëhen me të metodologji të saktë. Këto bëhen qëllimisht që të konfudojnë popullatën.

Sondazhi funksionon nga metodologjia dhe kush e bën, nëse ka apo jo konflikt interesi.

Kur neve bëjmë pyetje ballë për ballë, këto nuk janë përgjigje anonime, dhe ne e dimë sa të ngurruar jemi ne të japim përgjigje në këto kushte.

Rezultatin e këtyre sondazheve ne e shohim si një pikë që ky është fundi, ne jemi më lart.

Vota është e fshehtë, sondazhi nuk është i fshehtë, njerëzit ngurrojnë duke ditur fuqinë e pushtetit,” theksoi Alimehmeti.r.t/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!