Keidi Bare dënohet rëndë në Spanjë, 9 ndeshje pezullim

schedule21:27 - 18 Prill, 2018

schedule 21:27 - 18 Prill, 2018

Dënim shembullor për futbollistin shqiptar, Keidi Bare, në Spanjë. Lojtari i kombëtares mbyll sezonin pas pezullimit për shkak të ofendimit ndaj arbitrit.

Një talent i vërtetë, por që gaboi rëndë.

Keidi Bare mori një dënim shembullor në Spanjë, dhe do të duhet të ndjekë pjesën e mbetur të sezonit në televizor ose nga tribunat e stadiumeve.

Ylli i Shpresave të Shqipërisë, tani pjesë e kombëtares, u pezullua me 9 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës në Ligën spanjolle të futbollitm, pas sjelljes së tij të patolerueshme ndaj arbitrit.

Kjo ndodhi në ndeshjen mes Atletikos së Madridit B dhe Fabrilit, në Segunda Divizion B, ku shqiptari 20-vjeçar mori karton për protesta.

Ai e ofendoi me fjalë tepër të rënda gjyqtarin Galjego Gambin, madje vazhdoi ta shante edhe pasi doli nga fusha e lojës, duke e bërë fajin edhe më të të pafalshëm kur e vazhdoi këtë sjellje edhe në dhomën e zhveshjes së arbitrave.

Kjo bëri që ai të pezullohej 1 ndeshje për kartonin e kuq, dhe plot 8 ndeshje për sjelljen ndaj drejtuesit të garës.

Vendimi i Disiplinës ishte mesatar, pasi rregullorja parashikon nga 4 deri në 12 ndeshje dënim për këtë veprim.

Bare është një nga lojtarët e rinj me të ardhmen më të madhe në kombëtaren shqiptare, dhe po ashtu tek ai ka besim edhe Atletiko e Madridit, ku aktivizohet që në moshën 15-vjeçare.

Ai e filloi shumë mirë sezonin duke shënuar për Atletikon në Kupën AUDI, në finalen ndaj Liverpulit, dhe po ashtu është aktivizuar në ekipin e parë në Kupën e Mbretit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!