“Turqia duhet t’i ndalojë të gjitha kërcënimet dhe veprimet që dëmtojnë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe të respektojë sovranitetin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në ujërat e tyre territoriale dhe hapësirën ajrore”. Kështu ka deklaruar Peter Stano, shefi i politikës së jashtme të Komisionit Evropian i pyetur nga APE-MPE për situatën Ankara-Athinë.
Në të njëjtën kohë, Stano vuri në dukje se “çdo çështje e hapur duhet të trajtohet në mënyrë paqësore, përmes dialogut, mirëbesim, me respekt të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe në përputhje me parimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore”.
Komisioneri shtoi gjithashtu se “për sa i përket marrëdhënieve midis BE-së dhe shteteve anëtare të BE-së me Turqinë, BE-ja ishte dhe është shumë e qartë: Ne presim që Turqia të jetë konstruktive, të përmbahet nga përshkallëzimi i hapave, retorikës apo veprimeve dhe të angazhohet për të ndërtuar marrëdhënie të mira fqinjësore dhe jo e kundërta”.
“Përndryshe, BE-ja dhe shtetet e saj anëtare do të duhet të marrin në konsideratë një përgjigje të përshtatshme. Kjo u deklarua qartë dy herë vitin e kaluar nga liderët evropianë dhe ky mbetet qëndrimi ynë edhe sot e kësaj dite.”
Vijon…