Qeveria dhe opozita të angazhohen në diskutime për kapërcimin e situatës. Është ky mesazhi i zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançiç, e cila përjashton mundësinë e një ndërmjetësimi midis mazhorancës dhe opozitës nga ana e Bashkimit Evropian.
Komisioni Europian bën thirrje për diskutime konstruktive midis mazhorancës dhe opozitës për kapërcimin e situatës në Shqipëri, duke përjashtuar momentalisht një ndërmjetësim të Bashkimit Europian. Kjo është përgjigjja që ka dhënë zëdhënësja e Komisionit Europian, Maja Koçijançiç, e pyetur nëse komisioneri Hahn do të ndërmjetësojë situatën e krijuar pas djegjes së mandatet parlamentare nga partitë e opozitës, siç e ka bërë në Maqedoni.
Maja Koçijançiç, zëdhënësja e KE-së: “Ne kemi pritshmëri, që qeveria dhe opozita do të angazhohet në diskutime konstruktive pêr të kapërcyer situatën poliitike për të mirën e Shqipërisë dhe qytetarëve të saj”.
Maja Koçijançiç ka ripërsëritur se heqja dorë nga mandatet parlamentare nga ana e opozitës cënon demokracinë dhe procesin e integrimit dhe është kundraproduktive.
Maja Koçijançiç: “Ne presim që të gjithë anëtarët e Kuvendit të Shqipërisë të mbrojnë idealet dhe parimet e demmokracisë në Parlament dhe të evitojnë masa për akt dhune dhe deklarata ndezëse”.
E pyetur nga ABC News për kontestimet lidhur me kapërcimin e fazës së parë të disa prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë hetuar dosje të nxehta të korrupsionit dhe nuk kanë justifikuar pasuritë e tyre, Maja Koçijançiç ka deklaruar, se Misioni Ndërkombëtar i Monitorimit të procesit të Vettingut nuk po sakrifikon cilësinë e procesit për ta finalizuar sa më shpejt atë.
Maja Koçijançiç: “Misioni i ndërkombëtar i vëzhgimit është përfshrë në çdo shtresë të procesit të Vettingut pikërisht për të garantuar cilësinë e procesit. Në këndvështrimin tonë, nuk ka tregues, sipas të cilëve, cilësia e Vettingut do të sakrifikohej për shpejtësinë e prcoesit. Ka një mirëkuptim dhe marrëveshje të gjerë për rëndësinë e procesit si një mundësi unike për të riklthyer besimin e qytetarëve shqiptarë te drejtësia, duke kryer një proces gjithpërfshirës. Qëkur ka filluar Vettingu, janë prodhuar rezultate konkrete bazuar në hetime shumë serioze dhe në parimin e balancës së pushteteve”.
Komisioni do të prezantojë një raport të detajuar të procesit të Vettingut me publikimin e raportit për Shqipërinë në 19 Mars./abcnews.al