Katër persona e humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit

schedule16:02 - 20 Shtator, 2020

schedule 16:02 - 20 Shtator, 2020

Katër persona e humbën betejën me Covid-19 në 24 orët e fundit. Lajmin e bën të ditur ministria e Shëndetësisë në raportimin ditor të rasteve. Kështu, totali i viktimave në vend shkon në 362.

Jetën si pasojë e Covid-19 e ka humbur, një 64 vjeçar nga Korça dhe 3 qytetarë nga Tirana : një 71 vjeçar, një 81 vjeçar, një 89 vjeçar. Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 185 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Po ashtu, në 24 orëte fundit, nga 844 testime të kryera, janë konfirmuar 159 të prekur me virusin Sars- Cov2.

Lexo edhe: MSH: Janë rritur rastet me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit

Rastet e reja janë në kë to bashki: 68 qytetarë në Tiranë, 14 në Durrës, 13 në Elbasan, 11 në Shkodër, 9 në Berat, nga 6 qytetarë në Krujë, Gjirokastër, 5 në Pogradec, 3 në Korçë,
nga 2 raste të reja në Kurbin, Kukës, Has, Kavajë, Kamëz, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Maliq, nga 1 rast në Devoll, Lezhë, Librazhd, Peqin, Kuçove, Vorë.

Kurse 52 qytetarë janë shëruar në 24 orët e fundit, duke e çuar në 6940 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (20 Shtator 2020)
Testime totale 79730
Raste pozitive 12385
Raste të shëruara 6940
Raste Aktive 5083
Humbje jete 362 (Qarku Tiranë 173, Durrës 46, Shkodër 39, Elbasan 23, Fier 18, Korçë 17, Lezhë 15, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2501
Durrës 567
Shkodër 372
Lezhë 297
Elbasan 287
Korçë 245
Fier 222
Vlorë 189
Kukës 142
Berat 116
Dibër 73
Gjirokastër 72 s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!