Covid-19 “hyn” në kopshtin e gjimnazet e Pogradecit, 4 edukatore e dy mësues të infektuar

schedule14:18 - 20 Tetor, 2020

schedule 14:18 - 20 Tetor, 2020

COVID-19 ka hyrë në kopshtin dhe gjimnazet e qytetit të Pogradecit.

Kopshti ‘’Persefoni Treni’’ në lagjen nr.2 të qytetit është mbyllur pasi 4 edukatore janë infektuar me COVID-19.

Një javë më parë 2 sanitare të këtij kopshti u infektuar teksa në total ka 14 edukatore, nga të cilat 4 u infektuan kurse të tjerave u është marrë tamponi.

 

Po ashtu në dy gjimnazet kryesore të qytetit ‘’Muharrem Çollaku’’ dhe ‘’Gjergj Pekmezi’’, nga dy mësues për çdo shkollë kanë rezultuar me COVID-19. s.b /abcnews.al/