Katër ditë nga nisja e shkollës, prindërit të paqarte se si do ta zhvillojnë mësim fëmijët e tyre

schedule15:01 - 10 Shtator, 2020

schedule 15:01 - 10 Shtator, 2020

Pas katër ditësh fëmijët duhet t’i rikthehen bankave të shkollës, por prindërit ende vijojnë të jenë të paqartë se si do të nisë ky vit për fëmijët e tyre.

Shumë shkolla në Tiranë ende nuk kanë përgatitur grafikun se si nxënësit do të zhvillojnë mësimin ndërsa të tjera ende nuk u kanë shpërndarë tekstet fëmijëve.

“S’kanë dalë librat e po na sorollasin. Thonë jo sot, jo nesër, s’po e marrim vesh fare.”

Zhvillimi i mësimit me turne shqetëson prindërit që janë në punë e nuk kanë mundësi të dërgojnë e të marrin fëmijët nga shkolla.

Më me fat janë ata që kanë gjyshërit në shtëpi.

“Merrem vetë me këtë se jam në shtëpi. Kam qenë edhe vetë mësuese,” thotë një gjyshe.

Në 479 shkolla të vendit mësimi këtë vit sipas Ministrisë së Arsimit do të zhvillohet me 2 turne ndërsa në 183 shkolla me tre turne. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!